Tahiri: Drafti i qeverisë, i dakordësuar pikë për pikë

11/02/2016 00:00

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duke mbrojtur draftin për Byronë Kombëtare të Hetimit, thekson faktin se pavarësisht se emërimi i drejtorit të Byrosë do të bëhet mga ministri i Brendshëm ai merr miratimin paraprak të Pokrurorit të Përgjithshëm.

Tahiri lexoi në Kuvend disa nga pikat e draftit të dakordësuara me opozitën për Byronë.

“Drejtori i byrosë emërohet dhe shkarkohet me miratimin paraprak dhe me shkrimit të Prokurorit të Përgjithshëm dhe kështu çdo punonjës në Byronë Kombëtare të Hetimit. Byroja është shërbim i policisë gjyqësore. Veprimtaria proceduriale penale e Byrosë Kombëtare të Hetimit drejtohet dhe kontrollohet nga prokurori. Prokurori është autoriteti përgjegjës vendimarrës në lidhje me vendimet e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale dhe legjislacionit në fuqi. Sipas draftit të dakordësuar, prokurorët kanë akses të plotë në të dhënat dhe informacionet që lidhet me çdo hetim të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe mbajnë marrëdhënie të përhershme me Byronë. Prokurorët e caktuar mund t’i sugjerojnë drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit trajnime dhe procedime disiplinore të nevojshme për punonjësit e Byrosë”, tha Tahiri.

Ai i kërkoi opozitës të mos abuzojë me rekomandimet e Venecias, dhe se disponon e-mailet e tyre për pikat e dakordësuara.
“Unë e kam me shkrim, me email-e, të shkruara. I kam në email-in tim me shkrim se si keni rënë ju dakord. Çfarë doni tani, t’ja u nxjerr dhe të them ja ku keni rënë dakord”, deklaroi Tahiri.

Top Channel