Zgjedhjet në PS, Bushati: Mos emëroni ata që humbën

10/02/2016 14:55

Pak ditë pas takimit të Ben Blushit në qytetin e Kukësit, Ditmir Bushati si i deleguar i Partisë Socialiste për qarkun, është takuar me strukturat lokale të kësaj partie.

Bushati tha që objektivi është fitorja në zgjedhjet e vitit 2017.

“Në secilin prej njësive të bashkisë Kukës, njerëzve me reputacionin e duhur. Njerëzve të cilët në rast se nuk kanë arritur dot të çojnë PS në fitore natyrisht që nuk do të kandidojnë. Por ata që kandidojnë duhet të kenë reputacionin e duhur dhe në mbështetjen nga secili prej nesh për ta çuar secilën nga njësitë e bashkisë drejt fitores”, tha Bushati.

Bushati mori pjesë në anëtarësimin e 21 të rinjve ku vetë i deleguari i PS për zonën e veriut iu ka dorëzuar kartat e anëtarësimit të kësaj familjeje politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA