Babai u detyrua të luajë rolin e mamisë për të ndihmuar bashkëshorten e tij të sjellë në jetë vajzën e tyre, por në fund ja doli, madje duke e filmuar të tërë skenën.
Holly Dawson, 24 vjeçe, u kap në befasi dhe bashkëshorti i saj nuk kishte kohë mjaftueshëm për ta dërguar në maternitet bashkëshorten e tij që po lindte në shtëpi fëmijën e tyre të parë. Por…ai gjeti kohë për të rregulluar kamerën dhe të filmojë për rreth 40 minuta vuajtjet e nënës së re.
“Holly u zgjua rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe me qetësi më tha se është duke lindur. Por menduam se kishim mjaftueshëm kohë dhe telefonuam prindërit, ndërsa po përgatiteshim për spital. Unë po zbrisja shkallët për të marrë kamerën, për të filmuar lindjen në spital, por në ato momente Holly-n e kishin kapur dhimbje të mëdha dhe nuk kishte më kohë. Kishim telefonuar nënën time, e cila ishte e para që mbërriti. E kuptuam që ishte e pamundur për ta dërguar në spital dhe bëmë çfarë mundëm për të sjellë në jetë shëndosh e mirë vajzën tonë. Në fund ja arritëm”, shprehet Martin Boyce.
Babi i ri në këtë rast e kreu më së miri punën si mami, por me siguri që në fëmijën e dytë do të tregojë më kujdes dhe nuk do të marrë mbi shpatulla një përgjegjësi kaq të madhe.
Top Channel