Ahmetaj dhe Kurz, marrëveshje në fushën e turizmit

10/02/2016 22:25

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka pritur pasditen e kësaj të mërkure në një takim ministrin e Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, me të cilin ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit.

Sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Ekonomisë, marrëveshja parashikon angazhimin e të dyja palëve për bashkëpunim në një sërë aspektesh të turizmit.

Kështu, mes dy vendeve do të ketë:

Shkëmbim të informacioneve reciproke mbi turizmin, si statistika, akte ligjore e rregullore;

Shkëmbim i njohurive dhe kurseve të trajnimit; i ekspertizave për zhvillimin e skemave të financimit të turizmit;

Inkurajime për investime; si dhe bashkëpunim mes operatorëve të sektorit.

Dy ministrat janë angazhuar gjithashtu për organizimin e takimeve bilaterale të ekspertëve të fushës për tema specifike si turizmi kulturor, turizmi dimëror, ai kulinar, etj.

Sa i takon marrëdhënieve ekonomike e tregtare me Austrinë, vijon njoftimi, në vitin 2014 volumi tregtar mes dy vendeve shënoi një rritje prej 12.5%, eksportet u rritën me 56% dhe importet me 3.6% krahasuar me vitin 2013.

Gjithashtu, investimet e huaja direkte nga Austria në vitin 2014 përbënin 8% të totalit të FDI në vend, duke e renditur Austrinë në vendin e 6 për investimet direkte në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA