Suedi, arrestohen 14 persona që po planifikonin sulm ndaj kampit të refugjatëve

09/02/2016 18:10

Policia suedeze ka arrestuar 14 persona pas dyshimeve se po planifikonin një sulm ndaj një kampi refugjatësh në Stokholm.

Në makinat e tyre u gjetën thika dhe shufra hekuri. Personat e arrestuar ishin me kombësi polake, por jetonin dhe punonin në Suedi.

Për autoritetet ky nuk është një rast i panjohur pasi muajin e kaluar dhjetëra djem të maskuar që i përkisnin grupimeve huligane dhe neonaziste shpërndanë fletushka duke bërë thirrje për sulme ndaj refugjatëve.

Në Suedi janë strehuar afërsisht 163 mijë aplikues për azil.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA