Pasditen e së hënës në qytetin e Shkodrës janë mbajtur karnavalet, një festë tradicionale në këtë qytet.

Të veshur me maska, fëmijët, nxënës shkollash, figura të artit dhe qytetarë të ndryshëm kanë interpretuar duke vënë në lojë fenomenet negative si padrejtësitë, korrupsioni, papunësia dhe problemet e ndryshme të shoqërisë shqiptare.

Organizatorët kishin parashikuar dhe mbajtjen e një koncerti festiv në qendër të qytetit.

Në fund të kësaj feste është kryer dhe riti simbolik i djegies së dordolecit që simbolizon djegien e gjitha fenomeneve negative të shoqërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA