Basha në Konventën e FRPD: Në Shqipëri abuzohet me lirinë për të zgjedhur

07/02/2016 18:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, ai tha se për njeriun nuk ka liri më të madhe se liria për të zgjedhur dhe kjo është një traditë e ngulitur në tabanin e PD.

“Çfarë e ndryshon skllavin, njeriun e shtypur, frymorët nën diktaturë ideologjike, përveçse lirisë për të zgjedhur; lirisë për të zgjedhur se cilën media do të ndjekësh; lirisë për të zgjedhur mallin që do të blesh me çmimin që do të blesh dhe jo atë që dikton oligarku i lidhur me qeverinë? Liria dhe përgjegjësia janë të pandara nga njëra-tjetra. Do të doja të thosha që kjo është një traditë e ngulitur fort në tabanin e Partisë Demokratike, por të gjithë e dimë se kjo është një traditë që po merr shtat, ka hedhur shtat, por padyshim që është një traditë e bukur brenda partisë sonë për të krijuar fibrën e vlerave perëndimore dhe më pas për ta transmetuar këtë drejt shoqërisë. E pra, nuk është kaq e lehtë”, tha Basha.

Kreu i PD theksoi se në emër të lirisë për të zgjedhur është abuzuar dhe abuzohet çdo ditë në këtë vend.

“Gjendja e sotme në Shqipëri është një produkt i një abuzimi gjigand, ndoshta më të madhin në historinë e 25 viteve të tranzicionit, që do të hyjë në histori si mashtrimi më i madh që i është bërë shqiptarëve”, tha Lulzim Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA