Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thirrja në ndihmë e ngjarjeve në ndërrimin e viteve në Gjermani për të justifikuar krimiet në Shqipërisë është një perversitet i skajshëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i demokratëve iu kundërpërgjigj kështu kryeministrit Edi Rama, i cili tha më herë gjatë një takimi me socialistët në Durrës se krim ka kudo, por ajo që ndryshon është vullneti për ta luftuar atë.
“Krimi në vendin tonë është unik, i pakrahasueshëm sepse Kryeministri e ministri i Brendshëm janë kërthizë-lidhur me bandat, me shullazët me Habilajt me Hakmarrjen për Drejtesi”, shkruan Basha.
Basha u përgjigjet edhe akuzave të Ramës, që akuzon opozitën se për çdo krim drejton gishtin tek policia.
“Partia Demokratike për asnjë rast nuk fajëson policinë, burrat dhe gratë me integritet që gjenden në detyre dhe as nuk pretendojmë ne një shoqeri idilike pa konflikte e tension. Ajo çfarë duam është të ndalet burimi kryesor i ekzekutimeve, gjobvënies, grabitjeve dhe i pasigurisë, që është lidhja e krimit me qeverinë. Nuk ka fatkeqësi më të madhe për një vend se kur kryeministri dhe ministri i Brendshëm bashkëqeverisin me banda kriminale”, mbyll reagimin e tij kreu i demokratëve.
Top Channel