Banka Shqipërisë pret rritje pozitive të ekonomisë për vitin 2016 dhe stabilizim në tremujorin e parë të 2017-s.
Në deklaratën e politikës monetare, guvenatori Gent Sejko tha se nga analizat dhe nga të dhënat e tërthorta rezulton se rritja ekonomike do të mbështetet nga shtimi i konsumit dhe rritja e investimeve private.
Po ashtu, me tendencë pozitive, sipas guverantorit, shihen edhe eksportet. Inflacioni do të jetë rreth 2 për qind në 2016, ndërkohë që BSH bën thirrje për vazhdimin e reformave strukturore për të pasur një rritje ekonomike më të shpejtë.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë la të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin 1.75 për qind. Guvenatori shtoi se politika lehtësuese monetare do të vazhdojë përgjatë këtij viti me qëllim nxitjen e kreditimit.
Top Channel