Targat me çip, Haxhinasto: Ofertë e pakërkuar

30/01/2016 19:40

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto konfirmon kërkesën që është bërë për realizimin e një koncesioni për targat e automjeteve me çip, të cilat do të jenë të gjurmueshme.

Megjithate, Haxhinasto thotë se nuk është marrë asnjë vendim sepse më parë do të bëjnë verifikimet e tyre institucione të tjera për të parë ligjshmërinë e këtij shërbimi.

“Ne kemi marrë një kërkesë, një ofertë të pakërkuar nga ana e një kompanie. Ne jemi duke vlerësuar këtë propozim. Do të shohim nëse është në interes të publikut, ndërkohë që presim edhe vlerësimet nga institucionet e tjera që angazhohen në këtë çështje, nga Komisioneri për të Dhënat Personale, nga Autoriteti i Konkurrencës”, tha Haxhinasto.

Këtë deklaratë, ministri Haxhinasto e bëri ndërsa ndodhej në Sarandë në një inspektim në portin e qytetit.

Targat e automjeteve me çip janë një shërbim që i japin mundësinë autoriteteve të gjurmojnë çdo mjet, por edhe të kenë sigurinë e targave të cilat nuk mund të falsifikohen dhe vidhen.

Gjurmimi i çdo mjeti me anë të targës, sipas ofertuesit, ka një kosto që shkon deri në 46 euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA