PR kërkon zgjedhje me lista të hapura

30/01/2016 19:30

Disa parti të vogla të qendrës së djathtë, aleate të Partisë Demokratike, mbështetën propozimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për t’u paraqitur në zgjedhje me lista të hapura.

Tryeza e partive të vogla ishtë një nismë e kryetarit i Partise Republikane, Fatmir Mediu, me qëllim që të kenë një qëndrim të unifikuar kur t’ia paraqesin për diskutim Partisë Demokratike dhe komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.

Një nga tre konkluzionet e përbashkëta të tryezës ishte zbatimi në këto zgjedhje i sistemit proporcional, ku konkurrohet me lista të hapura. Ky opsion, që u heq kryetarëve të partive monopolin e përcaktimit të renditjes së deputetëve në lista, u mbështet fillimisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe mësohet se konkurrimi me lista të hapura është një opsion serioz edhe për Partinë Demokratike.

Tryeza e partive të vogla të qendrës së djathtë kërkoi që votimi dhe numërimi të bëhet me sistem elektronik, si dhe garantimin e financimit të fushatës elektorale për partitë dhe kandidatët në garë.

Ky i fundit është një nga propozimet e Partisë Demokratike, që aleatët e mbështesin, duke besuar se kjo shmang kapjen e partive dhe qeverisjes nga interesat korruptive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA