PD: Referendume lokale për parkun Rinia dhe atë të Liqenit

30/01/2016 10:30

Partia Demokratike ka mbajtur paraditen e kësaj të shtune një tryezë për mjedisin, ku janë evidentuar problematikat në këtë sektor.

Në fjalën e tij, sekretari i PD për mjedisin, Jamarbër Malltezi ka deklaruar se ndotja në vend ka arritur nivele alarmante, duke nënvizuar se “mushkëritë e Tiranës janë në rrezik”.

Në emër të PD, Malltezi ka propozuar mbajtjen e referendumeve lokale për mbrojtjen e parkut Rinia dhe atë të Liqenit, ku janë planifikuar disa projekte.

Një tjetër pikë ku eksponenti i PD është ndalur ka qenë monitorimi i ajrit në kryeqytet, që sipas tij, “nuk kryhet fare”. “Ministri i ri, që firmos mijëra euro konçesione nuk ka bërë asnjë analizë”, ka thënë Malltezi.

Gjithashtu, ka vijuar ai, ndotje masive ka edhe në bregdetin e Durrësit, ku agjencitë për mbrojtjen e territorit nuk po bëjnë punën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA