Unaza e Jugut, PD: Rama e gjeti gati

29/01/2016 14:40

Partia Demokratike reagoi pas përurimit të Unazës së Jugut, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po merr merita të paqena.

Përmes një komunikate të shpërndarë për mediat, opozita thotë se ky projekt energjitik është hartuar në qeverinë e tyre dhe punimet kanë nisur në qershor 2013.

“Edi Rama tentoi të marrë sot merita të paqëna nga një përurim në Babicë të Vlorës, ku nuk gjeti asnjë moment për të treguar të vërtetën, se ky ishte një investim i nisur në fillim të vitit 2013 nga qeveria e mëparshme. Marrëveshja për projektin e Unazës Energjetike të Jugut u nënshkrua në Janar të vitit 2013 në prani të qeverisë së asaj kohe dhe ambasadores gjermane, pasi donator është KFV, në vlerën e 35 milion eurove. Punimet në terren nisën konkretisht në qershor të vitit 2013 në Zemblak të Korçës, si pjesë e kësaj unaze”, thotë PD.

Demokratët nuk presin që Edi Rama, sipas tyre “kreu i korit të hajdutëve, që po vjedh çdo pasuri të vendit, të tregohet i ndershëm me meritat e këtij projekti, por shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën e këtij investimi të rëndësishëm për qytetarët e Jugut, një projekt që Edi Rama e gjeti gati”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA