PD, Zhupa: Pronarët e rinj të INSIG, të paracaktuar
29/01/2016 13:40
Partia Demokratike ka denoncuar sot se pronarët e rinj të INSIG janë të paracaktuar. Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike tha se pronarët e rinj janë njerëz të afërt të Edi Ramës dhe vëllait të tij.
“Me dhjetëra koncesione e privatizime janë të kësaj natyre, po bëhen çdo ditë nga Edi Rama me pasuritë e paratë e shqiptarëve. Është koha, është ora që shqiptarët të reagojnë. Ata e kanë në dorë të ndalin këtë vjedhje, babëzi e hajdutëri”, tha Zhupa.
Top Channel