Kontrata provizore, OSHEE shtyn afatin përtej 31 janarit

29/01/2016 14:20

OSHEE ka vendosur të shtyjë përtej 31 janarit afatin për përditësimin e të dhënave për kontratat provizore.

Kontratat provizore jane kontrata te cilat jane lidhur ne sistemin energjitik pa paguar detyrimin ligjor ndaj kompanise per tu lidhur ne rrjet.

OSHEE bën të ditur se sportelet qëndrojnë të hapur deri në 8.00 të mbrëmjes, edhe ditën e shtunë. Ndërsa të dielën deri në orën 16.00. Në këtë mënyrë klientët shmangin radhët e gjata.

Përditësimi i të dhënave është një proces që ka nisur nga OSHEE-ja në shtator të 2015 dhe pritet të përfundojë brenda vitit 2016.  Një ditë më parë, drejtori i menaxhimit të kontratave të OSHEE-së, Olsi Isufaj tha se bëhet fjalë për përditësimin e 1.2 milionë kontratave që ky institucion ka me konsumatorët.

OSHEE thekson se kalimi i kontratave provizore në status përfundimtar  është pa pagesë  dhe i bën apel kësaj kategorie të nxitojnë për t’iu drejtuar sporteleve të OSHEE-së,  të plotësojnë formularin me të dhënat e sakta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA