Rama e quajti si e keqja më e madhe, Berisha: E kam për nder, më konsiderojnë të tillë sepse… Një ditë pas deklaratës në Top Channel të Ben Blushit, se do të garojë në kongresin socialist si alternativë ndaj Ramës edhe si kryeministër, partia i mbyll atij përfundimisht derën e garës.
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla thotë në një prononcim për Top Channel se, në kongres do ketë vetëm rikonfirmim të kryetarit aktual Rama.
“Ky është një debat i sajuar, i inicuar nga njeriu i gabuar në momentin e gabuar. Ndoshta do të kishte vlerë nëse do të bëhej në kushtet kur PS do kishte humbur zgjedhjet.
Por ky debat është shterpë për aq kohë sa modeli organizativ i PS prej ditës kur Edi Rama ka marrë drejtimin është modeli fitues britanik i laburistëve, i cili ka sanksionuar qartë që kryetari i PS zgjidhet me parimin “një anëtar një votë” dhe Rama është zgjedhur kështu në 2009 dhe atëherë gara ka qenë e hapur dhe mund të kishte marrë pjesë kushdo.
Dhe sipas këtij modeli, kryetari i partsë kur fiton zgjedhjet është automatikisht kryeministër dhe mandati i tij automatikisht quhet i rinovuar deri në përballjen e radhës zgjedhore.
Ajo që do të ndodhë në kongres është diçka që e kemi thënë prej kohësh: kryetari i PS është në vijim legjitim të mandatit të konfirmuar me votë popullore në dy palë zgjedhje.
Ne e kemi të sanksionuar në statut se zgjedhjet e përgjithshme janë ato që konfirmojnë mandatin e kryetarit të partisë. Pra, mandati i Edi Ramës është konfirmuar më 2013 dhe deri në 2017, kur do mbahen zgjedhjet e radhës, ky debat është i sajuar”, ka deklaruar Balla.
Top Channel