Reforma zgjedhore, Rama dhe Meta takohen në Kryesinë e Kuvendit

27/01/2016 10:35

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta janë takuar si çdo të mërkurë në selinë e Kuvendit, në një bisedë që ka zgjatur për rreth një orë.

Këtë të mërkurë mendohet se temë diskutimi mes tyre të jetë reforma zgjedhore, pasi të enjten në Kuvend pritet të votohet edhe komisioni për reformën zgjedhore, ku maxhoranca nuk ka paraqitur ende emrat e saj.

Një ditë më parë, të dy krerët e maxhorancës dhe ai i opozitës ishin të pranishëm në tryezën e Koalicionit të Vëzhguesve Vendore, ku vunë theksin tek dialogu dhe konsensusi për reformën zgjedhore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA