Për dëgjesën në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme i pari mbërriti Gent Gazheli, pasuar nga Anila Bitri dhe Saimir Bala, të nominuar nga Ministria e Punëve të Jashme për postet e ambasadorëve në Turqi, Itali dhe Kuvajt.
Zëvëndës ministri Halil Hyseni i tha komisionit se të tre kandidaturat janë në përputhje me ligjin e shërbimit të jashtëm.
Zonja Bitri, ish ambasadore në Spanjë renditi si prioritete të punës së saj nëse do të aprovohet ambasadore në Itali, vijim e trendit të mirë të mardhënie mes dy vendeve me fokus ato ekonomike si dhe ngritjen e isntitutit shqiptarë të kulturës në Romë.
Ndërsa diplomati tjetër i karrierës Saimir Bala i propozuar për ambasador në Kuvajt e vuri theksin në thellimin e mardhënieve politike në të gjitha nivelet. “Do të synoj projekte konkrete investimesh nga Kuvajti në Shqipëri me fokus turizmin” u shpreh ai.
Ndërsa Gent Gazheli i cili krahas Turqisë në porotofolin e ambasadorit përfshim mbulimin edhe të Iranit sëbashku me Azerbaxhanit e quajti një sfidë madhore nëse miratohet pasi sipas tij Turqia është një partner strategjik I Shqipërisë.
Por deputeti demokrat Aldo Bumçi për kandidaturën e Gent Gazhelit dha këtë opinion.
“Për vetë peshën specifike që ka Turqia dhe Irani ministria e punëve të jashtëme duhet të na kishte sjellë një diplomat me përvojë të gjatë ose edhe një kandidaturë politike”, tha Bumçi.
Pa kundërshtime komioni i punëve të jashme ia kaloi këto kandidatura për shqyrtim Presidentit të Republikës.
Top Channel