Afera CEZ-DIA, Dervishi: Përfshirja e Metës? Sulm politik

27/01/2016 20:10

Këshilltari ligjor i OSHEE-së në procesin e Arbitrazhit kundër kompanisë DIA, në letrën dërguar ministrit të Energjitikës për mbylljen e procesit, i quajnë të gënjeshtërta ato çfarë janë shkruar dhe se sipas tyre, emri i Ilir Metës si i përfshirë në këtë aferë, ishte politikisht i qëllimshëm.

Për të folur më gjerë për këtë çështje, por edhe të tjera rreth aktualitetit politik, i ftuar në studion e edicionit qendror të lajmeve në Top Channel ishte ish-zv.ministri i Ekonomisë dhe anëtari i kryesisë së LSI-së, Sokol Dervishaj.

Top Channel: Zoti Dervishi, cili ka qenë reagimi brenda LSI-së për këtë lajm, që le të themi thuajse përfundimisht mbyll implikimin e supozuar të Ilir Metës në aferën CEZ-DIA?

Sokol Dervishaj, LSI: Është një ngjarje tërësisht e manipuluar për qëllime të pastra politike, por jo vetëm, me qëllime të pastra politike, financiare dhe mediatike për të goditur politikisht zotin Meta me qëllim eleminimin e tij politik dhe për t’i shkaktuar shtetit një dëm përmes politizimit të këtij procesi, një dëm të tmerrshëm prej 130 milionë eurosh. Askush nga ne nuk ka patur dyshime për këtë çështje, askush nuk ka patur dilema për përfundimin e saj. Ju përmendet letrën e fundit të avokatit, por një reagim të tillë, por jo në këto tone, avokati e ka bërë edhe menjëherë pasi nisën spekulimet e para dhe të lajmit të pavërtetë në median BIRN. Mund të themi që më sëëë fundi e vërteta vonoi por nuk harroi dhe shkoi atje ku duhet kjo tollovi e madhe me qëllime të pastra financiare dhe politike. Qëllime të pastra financiare për t’i shkaktuar dëm shtetit shqiptar dhe për t’u përdorur politikisht për të goditur Metën dhe LSI-në.

Top Channel: A e keni sot një ide nga kanë ardhur kët akuza? Kujtoj se Kryeministria ka reaguar e para atë ditë që doli raporti, duke thënë pikërisht këtë që pohuan avokatët sot, se emri i Ilir Metës nuk përmendet në komunikimin e avokateve të OSHEE.

Sokol Dervishaj: Letra është shumë e qartë. Është e shprehur shumë qartë prej avokatit ndërkombëtar; qëllimi i pastër për të goditur politikisht zotin Meta dhe për të shkaktuar dëm financiar. Të gjithë ata që kanë qenë pas kësaj kanë qenë të interesuar për të goditur zotin Meta dhe LSI-në si një faktor shumë i rëndësishëm politik në vend dhe njëkohësisht këto para t’i merren popullit shqiptar.  Ne e kemi bërë të qartë këtë histori që në fillim. Kemi paralajmëruar këtë skenar, kemi paralajmëruar në LSI kur kemi thënë që pas këtij skenari ka një qëllim të qartë që nuk është vetëm politik, por edhe financiar dhe me prapavijë mediatike.

Top Channel: A mendoni se është e nevojshme që të ketë një hetim mbi këtë marrëdhënien e CEZ me DIA-n, apo edhe kompani të tjera?

Sokol Dervishaj: Kjo çështje është sqaruar në mënyrë shteruese, në thellësinë e saj. Avokati ndërkombëtar, që ka qenë përgjegjës për mbrojtjen e çështjes dhe është abuzuar nëpër media sikur ka pretenduar përfshirjen e zotit Meta, e ka bërë të qartë…

Top Channel: A duhet të ketë hetime të tjera në marrëdhëniet e CEZ me DIA-n dhe kompani të tjera?

Sokol Dervishaj: Zoti Meta dhe LSI e kanë mbështetur transparencën në lidhje me çështjen gjatë gjithë kësaj kohe. Jemi të hapur për çdo transparencë të mundshme. Sigurisht që transparenca duhet të jetë e vërtetë, gjithpërfshirëse, e qartë dhe nuk duhet të jetë e manipuluar apo e përdorur për qëllime politike, sikurse ka ndodhur me faktin në fjalë. fatmirësisht kjo çështje u mbyll dhe shqiptarët shpëtuan nga një gjobë e tmerrshme prej 130 milionë eurosh dhe integriteti i këtij procesi, megjithëse u cënua, u përpoq për të dëmtuar interesat e shtetit shqiptar, edhe për të dëmtuar interesat e një njeriu konkret, përfundimisht rezultoi një aksion i dështuar për të gjithë ata që e nisën, manipuluan dhe financuan.

Top Channe: Lulzim Basha ka deklaruar sot se prej 4 muajsh ka rënë dakort me qeverinë me ndërmjetësimin e amerikanëve për miratimin e Byrose së Hetimit, cili është pozicioni i LSI-së?

Sokol Dervishaj: Çdo proces gjithpërfshirës, mirëkuptues dhe që arrin në konsensus të ngrejë institucione që i shërbejnë drejtësisë dhe shtetit të së drejtës, janë absolutisht të mirëpritura dhe të mbështetura nga ne. Byrja shqiptare e hetimit është një mekanizëm shumë i rëndësishëm që duhet miratuar sa më parë. Parashikimet e tij janë edhe në kuadër të reformës në drejtësi dhe besojmë që brenda pranverës ky proces të mbyllet me konsensus si një shërbim që i shërben vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA