Kushtetuesja lë në fuqi pezullimin e ligjit për ashpërsimin e gjobave

26/01/2016 14:10

Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e ligjit për procedurat tatimore deri në vendimin përfundimtar që do të marrë brenda një muaji.

Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut ankimoi ligjin në muajin dhjetor, duke kërkuar shfuqizimin e disa neneve të tij si të papajtueshme me Kushtetutën.

Sipas përfaqësuesve të biznesit, ligji që ashpërson gjobat ndaj bizneseve që shkelin ligjin është në kundërshtim me parimin kushtetues të porpocionalitetit në raport me dëmin që i shkaktohet shtetit.

Në përballjen në gjykatë, përfaqësuesja e Ministrisë së Financave tha se unifikimi i gjobës për çdo lloj shkelje është një masë përmes së cilës shteti synon të luftojë informalitetin në ekonomi.

Por anëtarët e trupës gjykuese kërkuan studime ku bazohej rritja e gjobës të cilën përfaqësues të shtetit nuk e kishin të disponueshme në seancë.

Trupa gjykuese kërkoi gjithashtu nga pala e paditur të jepte një shembull të ngjashëm në vende europiane dhe duke marrë si shembull shtetin fqinj Italinë tha se, për një shkelje që atje ndëshkohet me rreth 500 euro, në Shqipëri ndëshkohesh 10-fish.

Vendimi për të mbajtur në fuqi pezullimin e ligjit lexohet nga biznesi si një vendim pozitiv që do të pasohet me shfuqizimin e neneve që forcojnë gjobat, ndërsa të premten ata deklaruan se do të ankimojnë edhe Kodin Penal ku parashikohet dënimi me burg për shkelësit e ligjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA