Meta i përgjigjet PD: Komisioni votohet të enjten

25/01/2016 13:40

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nuk ka vonuar t’i përgjigjet kërkesës së PD për komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.

“Vendimi për miratimin e përbërjes së komisionit të posaçëm do të merret në seancën e 28 janarit”, garanton Meta opozitën.

Në përgjigjen e tij, kryetari i Kuvendit thotë se, reforma zgjedhore duhet të kryhet në kohën e duhur dhe me transparencë.

“Reforma zgjedhore duhet trajtuar me seriozitet dhe në përputhje me frymën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe gjithashtu të kryhet në kohën e duhur e transparencë të plotë”, vijon Meta. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA