Mancini sheshon polemikat me Sarrin dhe ironizon Icardin

24/01/2016 00:00

Polemikat Mancini-Sarri pas ndeshjes së kupës mes Napolit dhe Interit duket se tashmë janë sheshuar. Trajneri i Napolit kërkoi një falje për ato që kishte thënë vetëm një ditë pas ndeshjes, ndërsa tashme ka ardhur edhe komenti i Mancinit.

“Nuk kisha asgjë me Sarrin, por nëse ai do të më jepte Higuain do të ishte mirë”, ka thënë mes të tjerash me shaka Mancini. 

Trajneri i Interit komentoi barazimin e fundit të ekipit të tij në San Siro, 2 pikë të humbura në minutën e parafundit të shtesës.

“Sipas mendimit tim një arsye ishte përgjumja në fundin e takimit, por ne duhet ta kishim mbyllur ndeshjen më parë”. Teksa i referohet rastit flagrant të humbur nga Icardi, Mancini ka thënë: “Edhe unë në moshën 50-vjeçare do ta kisha realizuar atë gol”.

“Është ndeshja e tretë që ne e falim”, thotë Mancini, duke evidentuar edhe një problem të ekipit të tij. “Ne e kemi mjaft të vështirë të shënojmë më shumë se një gol. Ky është futbolli, një kundërsulm në minutën e 90 dhe ndëshkohesh”. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA