Roger Federer, 300 fitore në Grand Slam

22/01/2016 11:30

Roger Federer vijon rrugëtimin e tij drejt titullit të 18 Grand Slam në karrierë. Tenisti zviceran u kualifikua në raundin e katërt të Australian Open pasi mposhti Grigor Dimitrov 3-1, duke shënuar në të njëjtën kohë edhe fitoren e tij të 300 në turnetë madhorë të tenisit.

Federer ishte superior ndaj tenistit bullgar pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, me përjashtim të setit të dytë të sfidës që u fitua 6-3 nga Dimitrov. Përsa u përket seteve të tjerë, Federer i fitoi me lehtësi 6-4; 6-1 dhe 6-4.

U kualifikua për në raundin e katërt të turneut australian edhe francezi  Jo Wilfried Tsonga, i cili eliminoi bashkëkombasin e tij Herbert 3-0.

Për femra, Maria Sharapova e pati shumë të vështirë suksesin ndaj amerikanes Loren Devis. Tenistja ruse dominoi setin e parë, të cilin e mbylli 6-1, por në të dytin amerikania iu kundërpërgjigj mjaft mirë ish-numrit 1 të botës, duke e fituar atë 7-6, për ta çuar sfidën në set final.

Në këtë fraksion të lojës Sharapova shfaqi sërish superioritetin e saj dhe nuk i la asnjë opsion kundërshtares, për ta fituar atë 6-0 dhe krejt sfidën 2-1.

U kualifikua për më tej edhe zvicerania Bencic, e cila eliminoi ukrainasen Bondarenko, duke e mundur 2-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA