E ardhmja e Guardiolës, në skenë del Manchester United

22/01/2016 12:10

E ardhmja e Pep Guardiolës po flitet çdo ditë e më shumë në media. Këtë radhë ajo që flet është “France Football”, sipas së cilës në garë për 45-vjeçarin tashmë ka hyrë edhe Manchester United.

Gjithnjë sipas të përditshmes franceze, një delegacion i “Djajve të  Kuq” zhvilloi një takim me Guardiolën në Hotel Bristol në Paris, për të kuptuar më mirë idetë dhe projektet e teknikut katalanas.

Gjithsesi, Manchester United nuk vonoi të përgënjeshtrojë lajmin për këtë takim, ndërkohë që situata e këtij klubi po monitorohet me shumë vëmendje nga Jose Mourinho.

Pep Guardiola do të largohet në fund të sezonit nga Bajerni i Mynihut për t’u zëvendësuar nga Carlo Ancelotti. Tekniku katalanas e tha qartë se dëshira e tij ishte që të drejtonte një skuadër të Premier League dhe të dhënat e deritanishme e bënin të sigurt kalimin e tij të Manchester City, në bordin drejtues të të cilit janë edhe 2 personalitete të cilët Guardiola  i njeh që nga koha kur ishte te Barcelona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA