Trukimet në tenis, Djokovic mohon përfshirjen e tij

21/01/2016 12:00

Emri i Novak Djokovic u shfaq sërish në media në lidhje me skandalin e trukimit të ndeshjeve në tenis. Sipas mediave italiane, humbja e pësuar në vitin 2007 e tenistit serb nga Santoro ishte e përcaktuar më parë, por numri 1 i renditjes botërore e mohoi në mënyrë kategorikë këtë lajm.

“Nuk di çfarë të them. E humba atë ndeshje dhe nuk e di se çfarë po përpiqeni të bëni. Ndoshta jeni duke krijuar një histori për atë ndeshje apo për çdo sfidë tjetër që tenistët kryesorë e humbasin që në raundin e parë. Mendoj se e gjithë kjo është absurde. Asgjë nga ajo çfarë u publikua nuk është e vërtetë”, tha Djokovic.

Ditën e hënë, media britanike dhe ajo amerikane publikuan lajmin bombastik për trukime ndeshjesh në tenis, ku të përfshirë në skandal janë 16 tenistë të renditur në 50 vendet e para të renditjes ATP, lajm ky që shkaktoi një tërmet të madh në këtë disiplinë sportive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA