Reali i Madridit, klubi më i pasur në botë

21/01/2016 12:10

Reali i Madridit vazhdon të jetë klubi më i pasur në botë. Agjencia “Deloitte” ka përpiluar një listë me 20 klubet me të ardhurat më të larta të siguruara në fund të sezonit 2014/2015 dhe skuadra spanjolle qëndron në vendin e parë për të 11 vit radhazi.

Kjo agjenci, në përpilimin e kësaj liste është bazuar te të ardhurat e siguruara, pa marrë parasysh borxhet e këtyre klubeve. Sipas përllogaritjeve të kryera nga “Deloitte” për këto 20 klube, të ardhurat e tyre sezonin e kaluar pësuan një rritje me 8% (6.6 miliardë euro), gjë që përbën një rekord të ri në këtë aspekt.

Sipas “Deloitte”, të ardhurat e regjistruara nga Reali i Madridit në fund të sezonit 2014/2015 arritën në 577 milionë euro. Menjëherë pas “Los Blancos” në këtë klasifikim gjenden rivalët e Barcelonës, me katalanasit që siguruan 560.8 milionë euro, duke bërë që Manchester United të zbresë në vendin e tretë me 519.5 milionë euro.

Klasifikimi vijon me Paris Sait Germain në vendin e katërt, me kampionët e Francës që kanë parakaluar Bajernin e Mynihut që zbret në vendin e pestë.

Renditja e 10 klubeve më të pasur për sezonin 2014/2015 mbyllet me Juventusin me 323.9 milionë euro të ardhura, ndërkohë që para bardhezinjve janë Manchester City, Arsenal e Chelsea.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA