Parlamenti Europian miraton MSA-në për Kosovën

21/01/2016 15:45

Me 486 vota pro, 102 kundër dhe 81 abstenim, Parlamenti Europian miratoi Marrëshjen e Stabilizim-Asociimit mes Bashkimit Europian dhe Kosovës, e cila hyn në fuqi këtë pranverë.

Gjatë debatit në seancën plenare, Kosova siguroi mbështetjen e shumicës dërrmuese të grupeve politike, por marrëveshja u kundërshtua, siç pritej, nga eurodeputetë të ekstremit të djathtë, kryesisht prej vendeve që nuk e njohin ende pavarësinë, si spanjollët e grekët.

Sipas raportueses për Kosovën, Ulrike Lunaçek, “ky është një moment historik, sepse për herë të parë BE dhe Kosova do të kenë mardhënie kontraktuale”.

Ndërsa komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn tha se, “vota në Parlament është një njohje e përparimit të Kosovës”.

Ai shtoi se, “vazhdimi i dialogut me Beogradin është detyrim ligjor dhe MSA detyron Kosovën që të respektojë standarde të larta demokratike”.

Hahn kërkoi nga faktorët politikë vendas të angazhohen për dialog, në frymën e perspektivës europiane të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA