Qosja: Koalicioni PDK-LDK, fatkeqësi për Kosovën
19/01/2016 12:55
Akademiku Rexhep Qosja ka dalë kundër koalicionit qeverisës PDK-LDK dhe është rreshtuar në anën e opozitës, duke thënë se protestat duhet të vazhdojnë deri në vendosjen e demokracisë dhe rrëzimin e “qeverisë antikushtetuese”.
Në një intervistë për “Kosova Sot”, Qosja ka thënë se koalicioni PDK-LDK po thellon përçarjen në Kosovë.
“Kurrë nuk ka qenë më keq situata dhe kurrë më i degraduar pushteti. Thaçi është i papërmbajtur për pushtet, ndërsa Mustafa fatkeqësi për vendin”, ka deklaruar Qosja.
Ai ka thënë se, vetëm politikanët e opozitës dhe shteti i së drejtës japin shpresë për ndryshim.
Top Channel