Interi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, mundi Napolin 0-2

19/01/2016 00:00

Interi është gjysmëfinalisti i tretë i Kupës së Italisë. Zikaltrit e drejtuar nga Mancini mundën 0-2 Napolin në “San Paolo”, rezultat i mjaftueshëm për ta për të vazhduar më tej në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në futbollin italian.

Napolitanët nuk kanë mundur të jenë në kupë po aq të suksesshëm sa në Serie A, duke zhgënjyer tifozët e tyre të cilët prisnin kualifikimin nga skuadra e Sarrit.

Dy ekipet u futën në fushën e lojës pa sulmuesit e tyre më të mirë. Napoli e nisi ndeshjen pa Higuain e Insigne, ndërsa te Interi në sulm mungonte Icardi.

Megjithatë, ndeshja ishte e një niveli të lartë dhe me raste, por goli i parë u shënua vetëm në minutën e 73, ndërsa në minutën e dytë të shtesës, Ljajic vulosi suksesin e zikaltërve, të cilët do të presin fituesin e çiftit Lacio-Juventus për të mësuar kundërshtarin në gjysmëfinale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA