SHBA, debati i fundit i kandidatëve demokratë për Shtëpinë e Bardhë

18/01/2016 09:00

Kontrolli i armëve dhe kujdesi shëndetësor ishin pikat e nxehta të atij, që u përshkrua nga mediat ndërkombëtare si debati më i gjallë televiziv i demokratëve deri më tani.

Hillary Clinton sulmoi qëndrimin e rivalit Bernie Sanders mbi armët, e tha se plani i tij për shëndetësinë rrezikon të nxjerrë nga shinat legjislacionin e fundit. Sanders, nga ana tjetër, u përgjigj duke e akuzuar kundërshtaren e madhe brenda kampit demokrat se, është “në xhepin” e institucioneve financiare përgjegjëse për krizën e 2008-s.

“E kam bërë të qartë, mbështetur në vet të dhënat e senatorit Sanders, se ka votuar disa herë me NRA-në, me lobin e armëve kundër ligjit, që do t’i bënte përgjegjës prodhuesit për dëmet e shkaktuara nga pushkët e pistoletat e tyre”, tha Clinton.

“Unë për vete nuk bëj parà nga bankat e mëdha, nuk marr honorare personale për zëdhënie nga Goldman Sachs”, u kundërpërgjigj Bernie Sanders.

Në këtë mënyrë, debati i demokratëve – ashtu si dhe e gjithë fushata e tyre, – është shndërruar në sfidë mes Hillary Clintonit, përfaqësuesen e asaj klase politike ekzistuese që premton përmirësimin e tij, dhe revolucionarit Sanders, i cili kërkon trazimin e “status quo”-së.

74-vjeçari ka shënuar rritje në sondazhe, e ndonëse anketimet në rang kombëtar tregojnë se ish-Zonja e Parë vazhdon të jetë favorite për nominimin demokrat, Sanders po shfaqet si kërcënim gjithmonë e më i madh për të, sidomos në shtetet kyçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA