Milani ringrihet me dyshen Bacca-Boateng
18/01/2016 00:00
Në ndeshjen e fundit të javës së 20 të Serisë A, Milani arriti një fitore bindëse ndaj Fiorentinës në San Siro dhe u ngjit në vendin e gjashtë të klasifikimit, në luftë tashmë për një vend në Europë.
Kuqezinjtë fituan pastër 2-0, me gola të shënuar nga Carlos Bacca (4’) dhe Kevin Prince Boateng (88’).
Kjo fitore bën që edhe trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic, të marrë frymë lirisht pas një periudhe kur dëgjohej të flitej vetëm për largimin e tij.
“Jam shumë i kënaqur. Zhvilluam një ndeshje të kujdesshme. E merituam fitoren dhe vlen të përmendet që nuk pësuam gol nga Fiorentina, që është një skuadër që shënon gjithmonë”, deklaroi trajneri serb.
Top Channel