Irani, sërish subjekt sanksionesh

18/01/2016 16:05

Një ditë pasi u çlirua nga sanksionet ekonomike ndërkombëtare, Irani vihet nën umbrellën e sanksioneve ushtarake.

Shtetet e Bashkuara lanë në fuqi sanksionet ndaj programit të raketave ballistike të Republikës Islamike. OKB ka dalë disa herë me deklarata ku i kërkohet Teheranit që të mos zhvillojë më tej teknologjine raketore në gjendje të mbajë mbushje bërthamore.

“Programi i raketave ballistike të Iranit mbetet një kërcënim domethënës për sigurinë rajonale dhe globale, ndaj do të vazhdojë të jetë subjekt i sanksioneve ndërkombëtare”, deklaroi Adam Szubin, nënsekretar për Terrorizmin dhe Inteligjencës Financiare.

Në tetor, Irani testoi një raketë balistike me saktësi të madhe dhe në gjendje që të transportojë mbushje bërthamore.

Irani kundërshton pretendimet e Uashingtonit.

“Programi raketor iranian nuk ka qenë projektuar kurrë për të qenë në gjendje që të mbajë mbushje bërthamore. Sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj programit të raketave ballistike janë të paligjshme dhe pa moral”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Hossein Jaber Ansari këtë të hënë.

Të dielën, Irani u çlirua nga sanksionet ekonomike të vendosura prej kohësh për shkak të programit të tij bërthamor. Sanksionet u hoqën sipas marrëveshjes së arritur në verën e vitit të kaluar, ku Irani zotohet të bashkëpunojë ngushtë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA