Gjimshiti  bëhet edhe zyrtarisht lojtar i Atalantës

18/01/2016 17:10

Berat Gjimshiti është edhe zyrtarisht lojtar i Serisë A. Mbrojtësi kuqezi u prezantua këtë të hënë tek skuadra e Atalantës, në përfundim të analizave mjekësore.

Gjimshiti, 22 vjeç, do të mbajë numrin 55 dhe mbërrin në Bergamo pas aventurës në kampionatin zviceran me Zyrihun, ku numëron mbi 100 ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Europës.

Në komunikatën për media, klubi bergamask nuk bën me dije detaje të kontratës.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare prishi me konsensus kontratën me ekipin zviceran  të Zyrihut. Klubi e justifikoi këtë vendim me faktin se dëshironte t’i jepte mundësinë 22-vjeçarit shqiptar të gjente një skuadër ku mund të luajë më shumë në mënyrë që të ketë mundësi të grumbullohet nga De Biasi në Euro 2016.

Me skuadrën e Zyrihut, Gjimshiti ka luajtur 135 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 6 gola.

22-vjeçari Gjimshiti debutoi me fanelën e Kombëtares shqiptare në barazimin 0-0 me Danimarkën, ndërkohë që në ndeshjen e fundit të eleminatoreve ai ishte një nga tre autorët e golave në portën e Armenisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA