Barcelona i kundërpërgjigjet Realit, fiton 6-0 ndaj Bilbaos
17/01/2016 22:30
Reali i Madridit fitoi më herët të dielën 5-1 ndaj Deportivos, ndërsa në mbrëmje Barcelona ka triumfuar 6-0 ndaj Bilbaos, duke mostoleruar aspak.
Suarez shënoi 3 gola në këtë ndeshje, ndërsa nga një shënuan Messi, Neymar e Rakitiç. Por për t’u theksuar është fakti që Bilbao luajti gati për 90 minuta me një lojtarë më pak, pasi Iraizoz u largua me kartonin e kuq që në minutën e 4 të ndeshjes, teksa shkaktoi një 11-metërsh, të cilin e ktheu në gol Messi.
Me këtë fitore, Barcelona ndodhet në vendin e dytë në La Liga me 45 pikë, por me një ndeshje më pak se Atletico që kryeson me dy pikë më shumë.
Top Channel