“Më erdhi nga burgu e më tha që i kërkuan të firmosë që nuk do vrasë Fatmir Xhafajn”, Berisha rrëfen prapaskenën me Salianjin, ish-deputeti: Ka frikë se mos i “vras” Ramën
Seanca e parë e sesionit të VI-të parlamentar është thirrur nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta të hënën, më 18 janar, në orën 17.00.
Një çështje e cila pritet sërish të ngjallë debat, si në seancën e fundit të vitit të kaluar, është ajo e medaljeve dhe dekoratave. Qeveria ka depozituar amendamente ku do të përcaktohet qartë se kush do të dekorohet e kush jo.
Ndërsa opozita ka depozituar një rezolutë, ku veç kthimit mbrapsht të medaljeve të dhëna se fundi nga qeveria, kërkohet edhe heqja e trajtimit financiar të tyre.
Sipas njoftimit për shtyp të Kuvendit, rendi i ditës do të nisë më njoftimin e akteve normative të depozituara, e më pas miratimin e programit të punës deri më 28 shkurt.
Pikë tjetër është miratimi i kalendarit të paraqitjes në Kuvend të raporteve vjetore të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.
Top Channel