Reforma, Mediu mbështet qëndrimin e PD
14/01/2016 18:50
Partia Republikane ndan të njëjtin qëndrim me aleaten e saj tradicionale për reformën në drejtësi.
Pas një takimi me Lulzim Bashën dhe ekspertët demokratë për reformën, Fatmir Mediu la të kuptohej se drafti i propozuar nga ekspertët e maxhorancës rrezikon të kthejë një sistem drejtësie të varur nga politika.
“Nuk mund të kalojmë nga një sistem i korruptuar në një sistem të kontrolluar politikisht”, tha kreu i republikanëve.
Mediu tha se drafti më i mirë duhet të jetë ai që jetëson të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias, ndërsa tha se ekziston mundësia që të arrihet një marrëveshje politike në Komisionin e Posaçëm Parlamentar.
Top Channel