Meta dhe Rama takohen në Kryesinë e Kuvendit

14/01/2016 09:50

Zhvillimet e ditëve të fundit kanë çuar sërish në zyrën e kreut të Kuvendit Ilir Meta, aleatin e tij, Edi Rama, në një takim që zgjati për më shumë se një orë.

Pas bisedimeve mes tyre të mbrëmjes së të mërkurës në Vilën 30, të dy krerët e maxhorancës  janë takuar këtë paradite në Kryesinë e Kuvendit, ku në fokus mendohet të ketë qënë reforma shumë e rëndësishme në drejtësi.

Një ditë më parë, para takimit me Ilir Metën, kryeministri Rama u takua me Donald Lu, ambasadorin amerikan në Tiranë, dhe ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA