Barcelona dhe Silverstone do të jenë vendet ku do të zhvillohen testet sezonale në Botërorin e Formulës 1. Testet sezonale në këto pista do të zhvillohen vetëm pak ditë pas zhvillimit të garave në këto vende.
Kështu, Barcelona do të jetë i pari vend ku do të zhvillohen këto teste (17 dhe 18 maj), ndërkohë që skuadrat do të garojnë në Montmelo, në 15 maj.
Përsa i përket Britanisë së Madhe, testet e Silverstonit pritet të zhvillohen në 12 dhe 13 korrik, ndërsa gara do të zhvillohet në 10 korrik. Në të dyja rastet, testet do të jenë 2-ditore dhe skuadrave do t’u lejohet që të zbresin në pistë me pilotët kryesorë vetëm në 2 ditë nga 4 ditët e parashikuara të këtyre sesioneve të provave.
Në dy ditët e tjera ata që do të jenë në pistë për testet do të jenë pilotët e rinj të këtyre skuadrave.
Top Channel