Roma largon Garcian, e zëvendëson me Spalletin

13/01/2016 11:10

Tashmë është zyrtare: Luciano Spalletti është trajneri i ri i Romës. Trajneri italian, i cili ka qenë në pankinën e verdhekuqve edhe në periudhën 2005-2009, do të zëvendësojë në këtë detyrë Rudi Garcian.

Spalleti zhvilloi një takim në Majemi me drejtuesit e klubit verdhekuq, takim që zgjati 3 orë dhe që përfundoi me arritjen e një marrëveshjeje mes palëve për nënshkrimin e një kontratë 18-mujore.

Vetë Spalletti pak kohë më parë u kishte thënë miqve të tij se do të kthehej te Roma vetëm për të përfunduar punën që kishte nisur. Në fakt, në drejtimin e tij Roma u rendit dy herë në vendin e dytë në kampionat, ndërkohë që në Ligën e Kampioneve arriti 2 herë deri në fazën çerekfinale.

Me ardhjen e Spallettit në pankinë pritet që Roma të ndryshojë edhe sistemin e lojës, pasi tekniku italian preferon skemën 4-2-3-1. Ajo që do të tentojë Spalleti është të rikthejë shkëlqimin e Dzekos, blerja më e bujshme e verdhekuqve, por që deri tani ka zhgënjyer, duke shënuar vetëm 3 gola në kampionat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA