“Të tmerruar dhe të tronditur”/ Masakra me 10 viktima në shkollë, liderët botërorë dërgojnë mesazhe ngushëlluese drejt Kanadasë Bundestagu gjerman diskuton këtë javë mbi një ligj të ri për regjistrim më të mirë të azilkërkuesve. Vërshimi i refugjatëve në 2015-n e ka vënë sistemin nën presion dhe autoritetet, tani po përpiqen të vënë rregull në një situatë, që disa e përshkruajnë si “kaotike”.
1,1 milionë refugjatë mbërriten në Gjermani vitin e kaluar, sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme, por vetëm gjysmë milion prej tyre kanë paraqitur kërkesë për azil. Ndërkohë diskutohet që edhe të tjerë njerëz të kenë hyrë në vend pa u regjistruar.
Legjislacioni i ri kërkon përmirësimin e shkëmbimit të informacionit. Qëllimi është, që për çdo person të ketë një bazë qendrore të dhënashm në një regjistër kryesor të të gjithë të huajve, e ku në të ardhmen duhet të kenë akses të gjithë autoritetet.
Krahas të dhënave personale do të regjistrohen edhe të dhëna të tjera: gjurmët e gishtërinjve, numrat e telefonëve celularë, informacione për vaksinimin, të radiografive dhe të dhëna të tjera për shëndetin, si dhe për shkollimin apo kualifikimin profesional.
Nga regjistrimi i gjurmëve të gishtërinjve, autoritetet shpresojnë për një identifikim të qartë të personave. Të gjitha pikat përkatëse do të pajisen me një sistem për krahasimin e shpejtë të gjurmëve të gjishtërinjve, i ashtuquajtur “Fast-ID”. Ky mund ta lehtësojë edhe krahasimin e shpejtë me të dhënat e Zyrës Federale të Kriminalistikës.
Aktualisht, gjurmët e gishtërinjve të refugjatëve merren në Bavari, ashtu siç parashikohet në nivel europian, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të realizohet krahasimi i të dhënave për respektimin e Marrëveshjes së Dublinit, nëse dikush ka udhëtuar përmes “një vendi të tretë të sigurtë” dhe duhet të kthehet sërish atje.
Megjithatë, gjurmët e gishtërinjve nuk janë të lexueshme në mbarë federatën. Në diskutim është, nga ana tjetër, edhe lëshimi i një të ashtuquajture “kartë identiteti për refugjatët”, me të cilën azilkërkuesi do të pajiset në periudhën që shqyrtohet kërkesa e tij, e që si fillim do të shërbejë për identifikimin e vendbanimit, më pas në një hap të dytë do të lidhet edhe me pagesën e ndihmës sociale.
Top Channel