Ish të përndjekurit: Reforma të mos kthejë në detyrë juristët e komunizmit

13/01/2016 15:30

Kreu i Unionit mbarëkombëtar të integrimit të të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, ka kundërshtuar draftin e reformës për drejtësi.

Ndregjoni tha se këtë draft parashikohet rikthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë qënë pjesë e diktaturës komuniste, duke dhunuar të drejtat dhe liritë e individëve.

“Draftin që paraqitën pardje ekspertët e PS-së ku thuhej se me sistemin e drejtësisë do të rikthehen të gjithë ata gjyqtarë që kanë 20 vite punë. Unë nuk e di se cili gjyqtar nuk ka marrë pjesë në diktaturë që ka mbi 20 vite punë. Në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë në Prokurorinë e Përgjithshme, ka njerëz që kanë qënë pjesë e sistemit diktatorial komunist, mos tu them që dhe ekspertët e lartë kanë qënë pjesë e dënimit të krimeve të komunizmit”, tha Besim Ndregjoni, kreu i UMIBPP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA