Guatemalë, ish-kreu i federatës arrestohet për korrupsion

13/01/2016 11:20

Skandali i korrupsionit të FIFA-s shënoi një tjetër arrest dhe këtë radhë bëhet fjalë për ish-presidentin e Federatës së Futbollit të Guatemalës, Bryan Jimenez. Sipas policisë së vendit të Amerikës Qendrore, Jimenez u arrestua teksa ishte në apartamentin e tij, në një ndërtesë të quajtur Torre Sol dhe shumë shpejt pritet të dalë në gjyq për të mësuar akuzat që rëndojnë mbi të.

Sipas prokurorëve të Guatemalës, Ministria e Jashtme kishte urdhëruar ekstradimin e Jimenezit në SHBA dhe për këtë arsye organi i akuzës nxorri një mandat-arresti për të. Jimenez akuzohet për marrje ryshfeti së bashku me ish-sekretarin e Federatës së Guatemalës, Hector Trujillo, me këtë të fundit që u arrestua në muajin dhjetor në SHBA.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga autoritetet e drejtësisë amerikane, dhjetëra zyrtarë të lartë të institucioneve të futbollit janë vënë në pranga me akuzën e korrupsionit dhe mashtrimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA