Rally Dakar, aksidenti zbret nga vendi i parë Loeb

12/01/2016 11:05

Pas një dite pushimi, pilotët pjesëmarrës në të gjitha kategoritë në Rally Dakar rinisën garimin me etapën e 8.

Në kategoprinë e makinave ai që fitoi ishte kampioni në fuqi i aktivititetit, Nasser al Attiyah me kohën 4 orë 12 minuta e 23 sekonda duke lënë në vendin e dytë dhe të tretë dy pilotët e Peugeot, Carlos Sainz dhe Stefan Peterhansel.

Sebastian Loeb ishte i pafat në këtë etapë. Francezi, në 11 kilometrat e fundit pësoi një incident, që për fat nuk pati pasoja për të në aspektin fizik, por bëri që ai të humbasë kryesimin në renditjen e përgjithshme.

Në vendin e parë në këtë klasifikim pas etapës së 8 ngjitet Peterhansel me 26 orë 1 minutë e 44 sekonda. I dyti është Carlos Sainz, ndërsa në vendin e tretë gjendet Al Attiyah.

Loeb zbriti në vendin e tetë me 1 orë 5 minuta e 16 sekonda më shumë se Peterhansel.

Në kategorinë e motorëve, fituesi i etapës së 8 është australiani Toby Price me 4 orë 33 minuta e 14 sekonda. Në vendin e dytë u pozicionua portugezi Gonsalves me 5 minuta e 17 sekonda më shumë, ndërsa vendi i tretë i takoi kilianit Kintanija.

Përsa i përket renditjes së përgjithshme, ajo tashmë kryesohet nga Price që zbriti në vendin e dytë Gonsalves, ndërkohë që i treti pozicionohet sllovaku Svitko me KTM.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA