NBA, fiton San Antonio, humbet Chicago

12/01/2016 11:20

San Antonio Spurs vijon serinë e fitoreve në kampionatin e NBA. Skuadra teksane mposhti në Barclays Center, Brooklyn Nets, 106-79, duke regjistruar fitoren e 8 radhazi dhe të 33 sezonale e duke përforcuar akoma më shumë vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga San Antonio Spurs, ku ai që spikati ishte Aldridge me 25 pikë dhe 11 topa në tabelë, ndërkohë që spikati edhe argjentinasi Ginobili.

Chicago Bulls pësoi humbjen e dytë radhazi. Këtë radhë skuadra e Bulls u mposht nga Uashington në parketin e saj, United Center me rezultatin 100-114 dhe tashmë gjendet në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes.

Derik Roz me 23 pikë dhe Pau Gasol me 10 topa në tabelë spikatën për Chicagon, por kjo nuk i mjaftoi kësaj skuadre për të mposhtur Uashingtonin që kërkon të sigurojë një vend për në fazën e Play Off-it.

Golden State Ëarrios vijon rrugën e saj drejt rekordit të Chicago Bulls të sezonit 1996/1997.

Kampionët në fuqi të NBA fituan një tjetër ndeshje, atë me Miami Heat në Oracle Arena me rezultatin 111-103 duke regjistruar suksesin e 36-të sezonal në 38 ndeshje të luajtura deri tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA