60 vjet Topi i Artë, shifrat e trofeut prestigjioz

11/01/2016 12:20

Sot në orën 18:30 në Zyrih do të zhvillohet ceremonia e Topit të Artë për futbollistin më të  mirë të vitit 2015, ku në garë janë Lionel Messi, Neymar dhe Cristiano Ronaldo. Në 60 vjet të historisë së tij, ky trofe ka kaluar në duart e shumë futbollistve, të cilët kanë lënë gjurmë në sportin e futbollit.

“France Football” ka publikuar disa të dhëna në lidhje me këtë trofe aq të lakmuar nga futbollistët, i cili peshon plot 10 kg. Në 1995 u vendos që në garën për këtë trofe të përfshisheshin edhe futbollistë joevropianë dhe në këtë pikë i pari lojtar që e ngriti atë ishte afrikani George Weah. Rekordin për numrin e Topave të Artë të fituar e mban pikërisht Lionel Messi, me 4 të tillë që i mori në periudhën 2009-2012. Në 6 vitet e fundit Topi i Artë ka qëndruar vetëm në Spanjë, kjo falë Messit dhe Ronaldos, të cilët kanë triumfuar gjatë kësaj periudhe. Herën e fundit që Topi i Artë nuk u fitua nga ndonjë futbollist i kampionatit spanjoll ishte në vitin 2008, me Ronaldon i cili në atë kohë ishte pjesë e Manchester United.

Në rang kombëtaresh, Gjermania dhe Holanda janë vendet që kanë më shumë Topa të Artë. Gjermania ka 7 trofe të tillë me Beckenbauer, Rummenigge, Muller, Matthaus e Sammer, ndërsa Holanda ka 6 me Cruyff dhe van Basten, me nga 3 triumfe secili.

Futbollisti që ka shënuar më shumë herë emrin në finalen për Topin e Artë është Messi me 9 herë, këtu përfshihet dhe kjo e këtij viti, i ndjekur nga Ronaldo me 7. 

Klubi që ka numrin më të lartë të fituesve të Topit të Artë është Barcelona me 10 të tillë, ndërkohë që herën e fundit që ky trofe është fituar nga një përfaqësues i Ligue 1 është Papen.

La Liga dhe Serie A janë kampionatet që kanë vendosur një rekord në lidhje me Topin e Artë, pasi janë 18 futbollistët e këtyre kampionateve që kanë triumfuar në këtë garë individuale. Futbollisti më i ri që ka arritur të fitojë Topin e Artë është braziliani Ronaldo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA