Viktima e parë e përmbytjeve, gjendet i pajetë në lumë 55-vjeçari

09/01/2016 11:20

Është gjetur këtë të shtunë viktima e parë e reshjeve të ditëve të fundit. Bëhet fjalë për një person rreth 55 vjeç që është gjetur në shtratin e lumit Mat, midis fshatit Suç dhe Klosit, në vendin e quajtur “Rrasa e Kukës”.

Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor dhe eksperti mjeko-logjor nuk është konstatuar asnjë dëmtim fizik i shkaktuar nga ndonjë veprim kriminal.

Dëmtimet sipërfaqësore në pjesë të ndryshme të trupit viktima i ka si pasojë e përplasjes së rrjedhës së lumit. Shkaku mendohet se është mbytja në lumin e rrëmbyer. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA