Pagat në Premier Ligë, Chelsea me faturën më të lartë

09/01/2016 12:25

Në kontrast me renditjen mediokër në kampionatin anglez të futbollit dhe me gjysmën e pikëve që pretendonte në këtë fazë të sezonit, Chelsea e sheh veten si shpenzuesi më i madh për pagat në Premier Ligë.

Skuadra londineze ka borderonë më të ngarkuar financiarisht mes ekipeve elitare angleze, sipas një studimi të publikuar këtë fundjavë.

Kampionët në fuqi të Premier Ligës, në total paguajnë më shumë lojtarët që kanë, më tepër se dy skuadrat e Mancesterit që ndodhen pas krahëve të bluve. Plot 215.6 milionë Paund në sezon, dalin nga llogaritë bankare të Roman Abramovic për të bërë të mundur qëndrimin e futbollistëve si Fabregas, Diego Kosta, por gjithashtu për të paguar trajnerë tashmë të larguar si Hoze Murinjo.

Në vendin e dytë për shpenzimet e pagave është Mancester Junaitid që kishte një faturë 203 milionë për sezonin e kaluar ndërsa mbyll podiumin ekipi tjetër i qytetit, Mancester Siti i sheikut Mansur.

Forma e keqe e Celsit lë të kuptojë se blutë e Londrës nuk do të përfitojnë para nga UEFA, edhe pse shitjet e Shurle, Lukaku dhe Bertrand i kanë mundësuar qëndrimin brenda kufijve të Fair Play financiar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA