Morën ryshfet, pezullohen 2 efektivë të rrugores
09/01/2016 17:35
Dy efektivë të policisë rrugore në Tiranë janë pezulluar këtë të shtunë nga detyra, pas publikimit të një videoje korruptive.
Në video dy agjentët shfaqeshin duke marrë para para nga një drejtues mjeti për të mos e ndëshkuar atë me gjobë.
Në një njoftim zyrtar të policisë rrugore, dy efektivët janë identifikuar si Agron Boga dhe Nazmi Xhaja.
Top Channel