Formula 1 edhe në Azerbajxhan

09/01/2016 12:10

Garave të Formula 1 do t’i shtohet një tjetër ndalesë në kalendarin e saj për vitin 2016 me Azerbajxhanin që do të mbledhë pilotët dhe skuadrat më të mira.

Por me asnjë kulturë për automobilizmin dhe garat, si dhe me sasi shumë të kufizuar biletash në autodrom, shumë njerëz pyesin nëse kjo do të jetë një histori suksesi.

Epoka aktuale e Formula 1 mund të konfirmohet si një periudhë zgjerimi, por ka dyshime nëse garave të reja plot shkëlqim të shtuara që në hyrjen e mijëvjecarit, mund t’i bashkohet dhe ajo në Baku.

Tashmë kanë nisur punimet dhe autoritetet premtojnë që do të jenë në lartësinë e prestigjit të Formula 1.

“Në 5 muajt e ardhshëm banorët do të jenë dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha në qytet, që nga rrugët normale në transformimin e një cirkuiti brenda normave të FIA-s”, tha Tom Bacer, kreu i organizimit të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit.

“Mendoj se njerëzit duhet të përkrahin këtë garë pasi është event i rëndësishëm që kthen fokusin kudo ku kampionati shkon dhe ekspozon vendin botërisht në mënyrë krenare”, shtoi zyrtari i garës së Bakut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA