Ndeshja më e pritur e vitit në futbollin amerikan ka angazhuar miliona tifozë në synimet për të gjetur një biletë jo vetëm për spektaklin e lojtarëve në fushë, por gjithashtu për ceremoninë e hapjes dhe spektaklin në pushimin mes pjesëve.
Pavarësisht se cilat skuadra janë në finalen e madhe, ky event është kthyer në një ritual të përvitshëm që mbledh miliona vetë para ekraneve dhe marketingu që i bëhet është më i shtrenjti në planet.
Si për të shtuar dozën e spektaklit të pritshëm, autoritetet kanë konfirmuar se bashkë me grupin e njohur ColdPlay, do të performojë në skenë edhe këngëtarja Beyonce në intervalin e SuperBowl. Artistja ka qenë protagoniste edhe në finalen e edicionit 2013-të në. Asokohe, Beyonce u bashkua me ish-grupin e saj, Destiny Child.
Për të ndezur turmën në edicionin e fundit të finales, ishte zgjedhur Kety Perry, që u shoqërua nga Miss Elliot dhe Leny Crevitz.
Super Bowl 2016 do të zhvillohet në stadiumin e skuadrës së San Fransiskos më 7 shkurt, në zonën e Santa Klara në Kaliforni.
Top Channel